Drejtori i Arkivit Shtetëror, m-r Dimitar Bogeski, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Arkivave Shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Turqisë, prof. dr. Muhamed Ahmet Tokdemir. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mbi praktikat moderne arkivore, sfidat aktuale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Theks i veçantë u vendos mbi dixhitalizimin, konservimin dhe përdorimin e teknologjive të reja në përpunimin dhe ruajtjen e materialit arkivor.
Përfaqësuesit e Arkivit Shtetëror patën mundësinë të vizitojnë në detaje ambientet e Arkivit në Stamboll dhe të njihen me organizimin e proceseve të punës, laboratorët e specializuar, sistemet për menaxhim digjital të dokumenteve, si dhe mënyrën e ruajtjes së materialit arkivor. Gjatë takimit u shpreh gatishmëri e përbashkët për projekte të reja, shkëmbim ekspertize dhe thellim të marrëdhënieve partneriale.








