IMG-42759acd1105ee929f65c7f4c810967a-V

Arkivi Shtetëror dhe Komuna e Manastirit me nisma të përbashkëta për trashëgiminë kulturore

Sot, drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Bogeski, realizoi një takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit, z. Toni Konjanovski. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Arkivit Shtetëror dhe Komunës së Manastirit, me theks të veçantë në nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional. Në këtë kontekst u theksua roli i Arkivit si një nga institucionet kyçe që ruan dhe mbron pasurinë kulturore dhe historike të qytetit dhe më gjerë. Vëmendje e veçantë iu kushtua fondeve arkivore me rëndësi ndërkombëtare, ndër të cilat edhe fondet që lidhen me vëllezërit Manaki, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Manastirit dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për punë, si dhe mbrojtjen dhe prezantimin e duhur të trashëgimisë arkivore.

1000017537
1000017535
1000017536
1000017537 1

Postimet e fundit