b6818396-8572-427b-9233-1b285aad097d

Takim online me Yad Vashem për avancimin e bashkëpunimit dhe digjitalizimin e materialit arkivor për hebrenjtë nga Maqedonia

Pas vizitës së Ambasadorés së Izraelit, Sh.S.Znj. Vivien Aisen, në Departamentin e Arkivit Shtetëror në Manastir dhe angazhimit të shprehur për avancimin e bashkëpunimit me institucionet relevante në Izrael, sot u realizua një takim online i drejtorit të Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, me përfaqësues të Yad Vashem – Qendrës për Përkujtimin e Holokaustit me seli në Jerusalem, në të cilin mori pjesë edhe ambasadorja. Gjatë takimit u shqyrtuan disa mundësi për zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit me Yad Vashem, të cilën Arkivi Shtetëror e nënshkroi në fillim të vitit 2023. Bashkëpunimi do të realizohet në drejtim të krijimit të një baze të dhënash unike dhe digjitalizimit të plotë të materialit arkivor për hebrenjtë në Maqedoni, i cili ruhet në depot e Arkivit Shtetëror. Theks i veçantë iu kushtua materialeve që kanë të bëjnë me hebrenjtë nga Shtipi, Manastiri dhe Shkupi, të deportuar në kampin e Treblinkës në vitin 1943.

Postimet e fundit