profilnologoWEB

DELEGACIONI I ARKIVIT SHTETËROR NË VIZITË PUNE NË STRUMICË, SHTIP DHE KUMANOVË

Më 9 gusht 2019, aktivitetet vazhduan për njohjen e gjendjes së njësive dhe përmirësimin e kushteve për punë të punonjësve të Arkivit Shtetëror. Drejtori i ASHRMV, Dr. Emil Krsteski, i shoqëruar nga Zëvendësdrejtori, Dr. Muzaffer Bislimi, nga këshilltari shtetëror mr.Sasho Jankulovski si dhe Goran Stojkovski, Shefi i njësisë, vizituan njësitë në Strumicë, Shtip dhe Kumanovë.

Në ASHRMV- njësia e Strumicës, Shefi i njësis, Goran Kolevski, i prezantoi anëtarët e delegacionit me problemet aktuale me të cilat përballet kjo njësi dhe nevojën për përmirësim dhe zgjerim eventual të depos. Drejtori Krsteski ishte i njoftuar me punën e njësisë në të gjitha segmentet, dhe u diskutua edhe nevoja për pajisje teknike të kësaj njësie.

Delegacioni i ASHRMV, i udhëhequr nga Drejtori Dr. Emil Krsteski, gjithashtu inspektoi dhe punën e Njësisë së Shtipit, ku u takua dhe bisedoi me u.d.udhëheqësen Nada Krstevska. Në takim, ajo prezantoi punën dhe funksionimin e arkivit në Shtip, i cili identifikoi disa dobësi, kryesisht të një natyre teknike. Është konstatuar se disa pjesë të ambienteve të depove kishin nevojë për rinovim, për të cilin ASHRMV premtoi të jepë mbështetje.

Në të njëjtën ditë, u vizitua dhe njësia në Kumanovë, ku delegacioni u njoh me punonjësit dhe fotografinë e plotë të funksionimit dhe kompetencat e tij. Shefi i njësisë, Vullnet Iseni, informoi për përmbushjen e programit vjetor të punës, kordinimin me mbajtësit e materialit arkivor dhe dokumentar, si dhe mbulimin e gjashtë komunave, të cilat janë nën përgjegjësinë e kësaj njësie.

Postimet e fundit