ObukaManaki_7

TRAJNIME TË REALIZUARA PËR NEVOJAT E PROJEKTIT "TIME STANDS STILL"

TRAJNIM PËR ARKIVISTËT PROFESIONAL NË KUADËR TË PROJEKTIT TË BIBLIOTEKËS BRITANIKE

Duke filluar nga data 17 deri më 20 tetor 2022, në kuadër të projektit “Time Stands Still” të Bibliotekës Britanike u mbajtën trajnime dhe punëtori të specializuara. Pjesëmarrës në trajnim ishin arkivistë profesional nga Njësia e Arkivit Shtetëror në Manastir të cilët u trajnuan për digjitalizimin e materialit fotografik, krijimin e meta të dhënave dhe mbrojtjen primare dhe pastrimin e materialit fotografik. Një pjesë e puntorive iu kushtua njohjes me standardin ndërkombëtar ISAD(G) për përshkrimet arkivistike.

Tema të tjera të përpunuara nga trajnerët përfshinin: përgatitjen e Udhëzimeve për përgatitjen e materialeve arkivore nga fondi për skanim në seri dhe dosje, krijimi i meta të dhënave dhe organizimi i dosjeve të punës me kopje kryesore, përcaktimi i emrave të unifikuar të skedarëve të skanuar, njohja me strukturën e fotografisë dhe identifikimin e proceseve fotografike, njohjen e llojeve të dëmtimeve të fotografive argjend- xhelatinë si dhe nivelet e mbrojtjes së tyre. Gjithashtu u zhvillua trajnim praktik për punën me pajisjet e skanimit, instalimin, mënyrën e trajtimit të pajisjeve si dhe materialin arkivor. Trajnimi praktik përfshinte edhe pastrimin dhe përgatitjen e materialit fotografik.

Trajnimet u zhvilluan nga Goran Stojkovski - udhëheqës i Njësisë për teknologji informative dhe digjitalizim të materialit arkivor në Arkivin Shtetëror, Emilia Ropp - këshilltare shtetërore për Mbrojtjen e materialit arkivor në Arkivin Shtetëror dhe Lidija Pajeviq, fotokonservatore e trajnuar në Instituti Getty për Konservimin në SHBA.

Ky projekt do të mundësojë që fondi “Vëllezërit Manaki” të jetë fondi i parë arkivor në nivel të gjithë vendit që do të përpunohet sipas standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në nivel njësive arkivore.Arkivistat profesional pas përfundimit të trajnimit pasurohen me njohuri të reja, të cilat do t'i ndihmojnë praktikisht për të kryer procesin e digjitalizimit të trashëgimisë së vëllezërve Milton dhe Janaki Manaki.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...